Kryesore » 2012 » Maj » 25 » “Jezu Krishti” i Siberisë
12:30 PM
“Jezu Krishti” i Siberisë
Thellë në malet Taiga të Siberisë jeton Vissarioni, lider i një kulti, i cili i ngjason Jezu Krishtit dhe që pretendon se është zëri i Zotit. Ai njihet si "mësuesi” i 4.000 ithtarëve, i cili në shikim të parë duket krejtësisht normal. Me kalimin e kohës, megjithatë, ai nis të tërheqë vëmendjen me besimin e palëkundshëm në jashtëtokësorë dhe shkatërrimin përfundimtar të Tokës. E në gjithë predikimet e tij për UFO-t dhe Ditën e Gjykimit, ai përcillet me ovacionet e ithtarëve besnikë.Ish-polici i trafikut, Sergei Torop, e quan veten "Vissarion” dhe thotë se është vetë Jezu Krishti, i cili sjell në Tokë zërin e Zotit, falë një përvoje mistike që e kishte përjetuar qysh në vitet nëntëdhjetë, kur e kishte "kuptuar” se në fakt është riinkarnimi i shpëtimtarit të shenjtë. "Jezu Krishti” siberian është bërë temë e një dokumentari të metrazhit të shkurtër të televizionit rus "Vice”.Me flokët të gjatë, mjekrën të dendur dhe veshjen, Torop vërtet i ngjason fizikisht Jezu Krishtit dhe kjo gjë duket se është më se e mjaftueshme që mbi 4.000 ithtarët e tij të besojnë se ai është vërtet i biri i Zotit. Me këtë "dëshmi” megjithatë mjaftohen edhe dhjetëra e mijëra besimtarë të tij nëpër të gjithë botën, të cilët vetëm sa shkojnë e shtohen me kalimin e kohës. Në shikim të parë, ata duken sikur njerëz krejtësisht normalë që shëtisin herë pas herë në të kaluarën, por kur njëherë anëtarët e këtij sekti nisin t’i shpjegojnë në mënyrë të hollësishme besimet e tyre, gjërat nisin të bëhen të çuditshme. Pas vetëm disa frazave, bëhet e ditur se rrëfimi ka nisur në një drejtim klasik sekti dhe më pas në të përfshihen edhe jashtëtokësorët dhe pritjet e Ditës së Gjykimit. 

Torop është shembulli i fundit i adhurimit të "kulteve të personalitetit” në Rusi – një obsesion kombëtar që daton qysh nga ditët e Rasputinit. Si Lenini ashtu edhe Stalini ua kanë imponuar rusëve që të përqafojnë figurat e fuqishme dhe të adhurojnë besime fetare.

Kritikët në Rusi e kanë akuzuar Vissarionin se po e plaçkit komunitetin e tij luajal, për përfitime personale.

Gjatë viteve të fundit ai kishte udhëtuar në Francë, Itali dhe Holandë për të "konvertuar” besimtarë të rinj, edhe pse pretendon se vizitat e tij ishin sponsorizuar nga nikoqirët dhe se Kisha e tij nuk përfiton para.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus