Kryesore » 2012 » Maj » 24 » Jetojnë në një shtëpi me 2 buaj
3:46 PM
Jetojnë në një shtëpi me 2 buaj
Një çift ka marrë pseudonimin "pëshpëritësit e buajve”, pasi mbajnë brenda shtëpisë së tyre dy prej këtyre kafshëve të mëdha. RC Bridges dhe gruaja e tij Sherron jetojnë në shtëpinë e tyre në Teksas me buaj ende ‘të vegjël’, të cilët kur të arrijnë pjekurinë do të jenë 3.4 metra të lartë dhe do të peshojnë rreth 1100 kg. Çifti jeton i qetë në dhomën e ndenjes me kafshët e mëdha dhe në një tjetër foto, duket bualli duke hipur në makinën e tyre. Bualli Uildthing, i cili është shtatë vjeç, ishte "dëshmitari” i pronarit të tij kur ky i fundit u martua, në vitin 2006. RC, 63 vjeç, tha se "ai mbante unazat në brirët e tij dhe na i hodhi një nga një secilit prej nesh në kohë, kur po bënim betimet”. Ai dhe gruaja e tij fotografe, 39 vjeç, thanë se i duan buajt, madje ata shkojnë shumë mirë edhe me kafshën tjetër "shtëpiake” të tyre, një ujk.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus