Kryesore » 2011 » Tetor » 2 » Japonezet shtremberojne dhembet per tu dukur me te bukura (+VIDEO)
11:39 AM
Japonezet shtremberojne dhembet per tu dukur me te bukura (+VIDEO)
Në shtetet perëndimore një pamje e tillë me dhëmbë të shtrembër do të vlerësohej si e shëmtuar, por në Japoni ky është trendi më i ri i bukurisë dhe thjeshtë vlerësohet si tërheqës.Ordinanca stomatologjike në Tokio ofron shërbime për shtrembërimin e dhëmbëve, që besoni ose jo është trendi më i ri në Japoni, shkruan Oddity Central.
Dentisti që i kryen këto ndërhyrje i thekson dhëmbët e syrit duke i shtrembëruar dhe zgjatur. Këtë trend të pazakontë e quajnë "Yaeba”, ndërsa ka kohë që yjet japoneze me krenari tregojnë dhëmbët e shtrembër pasi kjo i bënë ata të popullarizuar.
"Yaeba” ka vite që është "in”, por tash së fundi është hapur edhe një ordinancë e cila po bën alamet pasuri nga ky biznes. Nëse nuk ekzistojnë dhëmbët e syrit, atëherë dentistët i vendosin dhëmbët artificial për t’i zgjatur pak.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus