Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Djaloshi 10-vjeçar peshkon aligatorin (+VIDEO)
8:14 PM
Djaloshi 10-vjeçar peshkon aligatorin (+VIDEO)
Një 10-vjeçar nga Florida, ka habitur anëtarët e familjes së tij, kur pas peshkimit solli në shtëpi një gjah të pazakonshëm dhe të rrezikshëm.
Michael Deser kishte menduar se kishte zënë ndonjë peshk të madh, por shpejt kuptoi se në të vërtetë kishte kapur një aligator. Megjithatë, djaloshi nuk u frikësua, por u mundua të vë nën kontroll aligatorin.
"Aligatori e kishte goditur me bisht. Dy shokët, të cilët ishin me të ikën, por Michael nuk veproi si ata. E nxori dhe u hodh mbi të. Ia lidhi gojën dhe e solli në shtëpi, 800 metra më tutje”, tha për mediet amerikane nëna e Michaelit, Tonja (33). Aligatori ishte "vetëm” 124 cm i gjatë.
Aligatori u la i lirë, edhe pse gjahu i kafshëve të egra në Floridë gjobitet deri në 500 dollarë dhe 60 ditë burg. Ndërsa, Michael shpëtoi pa u gjobitur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus