Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Itali, arrestohet prifti pedofil, abuzoi me 14 fëmijë
1:38 PM
Itali, arrestohet prifti pedofil, abuzoi me 14 fëmijë
Autoritetet italiane kanë arrestuar në Sicili një prift pedofil, i cili akuzohet se ka mashtruar dhe abuzuar seksualisht me të paktën 14 fëmijë. Zbulimi i priftit që shërbente prej pak kohësh në Palermo, u bë gjatë hetimeve në një operacion antidrogë. Sipas prokurorëve italianë, i dyshuari i tyre si shpërndarës droge kishte raporte seksuale me priftin, duke i nxitur ata të nisnin hetimin paralel. Gjatë tij u zbulua se viktima të priftit pedofil kishin rënë edhe disa fëmijë të tjerë të grupmoshave të ndryshme. Prifti i mashtronte fëmijët duke u thënë se "raportet seksuale kryheshin për qëllime mjekësore”. Viktimat, pas marrëdhënies me priftin, paguheshin prej tij me nga 50 deri në 300 euro. Pjesë e procedurës ishte edhe plotësimi i një formulari, i cili shërbente për të bindur fëmijët se akti seksual kryhej për studime mjekësore sekrete, që ata nuk duhet t’i rrëfenin me askënd.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus