Kryesore » 2011 » Gusht » 20 » Ish i burgosuri arrestohet pasi tentoi te futej ne burg
1:58 PM
Ish i burgosuri arrestohet pasi tentoi te futej ne burg
Marvin Lane Ussery është kapur duke u përpjekur të futej në burgun shtetëror në Sacramento. Ai kishte qëndruar në këtë burg ku kishte vuajtur dënimin për një vjedhje në New Folsom.Askush nuk e besonte se 48 vjeçari i cili ishte liruar në vitin 2009 me kusht nuk do të guxonte më as t’i kalonte përskaj burgut. Por, roja e shërbimit korrektues, Tony Quinn, e vërejti atë të ngujuar në rrethojën e lartë 7 metra, ku kishte ngecur në telat me gjemba duke u përpjekur të kthehej prapa grilave, shkruan "Metro”.
Zyrtarët tash janë duke hetuar nëse sjellja bizare e Usseryt ka qenë pjesë e planit të tij për të kontrabanduar drogë ose telefona mobil, por ende nuk kanë gjetur ndonjë fakt.
Nëse qëllimi i tij ka qenë të kthehet në qelitë e burgut, atëherë dëshira e tij është plotësuar pasi ai tash po mbahet në burg me dyshimin për shkeljen e lirimit me kusht.
Zëdhënësi i burgut i tha mediave: "E vetmja deklaratë që ka bërë para hetuesve është se dëshironte të kujtonte kohën që ka kaluar brenda. Ndoshta ka qenë kohë e kaluar mirë për të”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus