Kryesore » 2011 » Qershor » 14 » "Iron Man" shkon në punë (VIDEO)
4:02 PM
"Iron Man" shkon në punë (VIDEO)
Një 25-vjeçar kinez i la kolegët e tij pothuajse pa frymë kur hyri në zyrë i veshur me një kostum (të bërë në shtëpi) të "Iron Man" (Njeriu i Hekurt). Raportet thonë se Wang Kang nga Shanghai kaloi 3 muaj duke ndërtuar kostumin 50 kilogramësh. Punëtorit të talentuar të telekomit, në fillim i ishte ndaluar hyrja nga siguria, por pasi vërtetoi se ishte një punonjës, atij i është lejuar të hyjë në ndërtesë.
"Asnjë nga kolegët e mi nuk e dinte misionin tim, dhe disa ngrinë në vend kur më panë tek afrohesha" tha Kang. 
Ai ka shtuar se armatura ka provuar të jetë një sukses, me shefat e tij që e lavdërojnë për punën, raportojnë mediat e huaja
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus