Kryesore » 2011 » Dhjetor » 20 » Infermierja nga Brazili qe ngordh qenin me grushte (+VIDEO)
8:33 PM
Infermierja nga Brazili qe ngordh qenin me grushte (+VIDEO)
Një infermiere braziliane është filmuar, teksa rrihte vazhdimisht një qen, që më pas ngordhi për shkak të lëndimeve. Filmimi i Camila De Moura, që godet qenin e rracës Yorkshire Terrier përpara të bijës 18-muajshe, është xhiruar nga një fqinje, që banon në të njëjtin pallat në Formosa. Fillimisht ia dorëzoi videon policisë lokale, por më pas e hodhi edhe në internet, përderisa infermierja nuk është përndjekur kurrë për atë që ka bërë.Vetëm pas nisjes së një proteste civile në nivel kombëtar në Brazil, është hapur një hetim, teksa qindra mijëra vetë janë bashkuar nëpër grupe të Facebook, apo kanë firmosur peticion, duke kërkuar që infermierja 22-vjeçare të ndëshkohet për atë që ka bërë. Ndërkohë, gruaja e akuzuar është fshehur, pas 40 mijë kërcënimeve me vdekje për atë dhe për familjen e saj, siç ka treguar avokati personal. Në bazë të ligjeve braziliane, ajo rrezikon deri në një vit burg, për keqtrajtim ndaj kafshëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus