Kryesore » 2011 » Maj » 22 » I vjedh flokët një gruaje derisa pret autobusin
8:27 PM
I vjedh flokët një gruaje derisa pret autobusin
Policia braziliane ka njoftuar se një hajdut i ka prerë flokët e gjata një vajze derisa po priste autobusin dhe pastaj iku me "prenë”.
Inspektori Jose Carlus Besser da Silva deklaroi për televizionin "Globo” se gruaja e re po priste autobusin në qytetin Gojani, kur hajduti me thikë ia preu flokët.
Vajza (24) kishte menduar se burri i panjohur dëshironte t’ia vidhte çantën dhe për këtë ia kishte kthyer shpinën.
Besohet se flokët do të shiten për parukë, ka njoftuar policia.
Silva theksoi se për 20 vjet sa është në shërbim nuk ka dëgjuar diçka të tillë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus