Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Humbet topin e futbollit gjatë tsunamit, e gjen në Alaskë
7:57 PM
Humbet topin e futbollit gjatë tsunamit, e gjen në Alaskë
Misaki Murakami është 16-vjeçari që i ka mbijetuar tsunamit në Japoni, i cili e pa shtëpinë t`i shkatërrohej nga dallga gjigante e marsit 2011.I bindur se çdo kujtim i vjetër kishte humbur një herë e përgjithmonë, djaloshi mbeti i shokuar kur mësoi se një vit më pas, topi i tij i vyer i futbollit është gjetur në Alaskë, mijëra kilometra larg vendlindjes."Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë! U çudita kur më thanë që topi im ka dalë në Alaskë. U shokova, por fakti që po arrij të rekuperoj të paktën një nga sendet e mia personale, më gëzon pa masë”, është shprehur ai.Topi në fjalë ka një domethënie të veçantë për 16-vjeçarin. Kur ai ndryshoi shkollë në fund të klasës së tretë fillore, shokët dhe mësuesit vunë të gjithë firmat e tyre me emrin në krah, poshtë një mesazhi ku thuhej: "Fat të mbarë Misaki Murakami!”.

Misaki arriti të shpëtonte pak përpara se tsunami të përplasej mbi qytetin e tij. Muri i ujit e mori shtëpinë e adoleshentit me vete dhe ai as që ëndërronte të gjente ndonjë prej objekteve të veta personale. Por topi i futbollit ka përshkuar çuditërisht mijëra kilometra nëpër paqësor, për të mbërritur një vit më vonë në ishullin Middleton të Alaskës, ku e gjeti tekniku i një stacioni radarësh. Identifikimi i pronarit nuk qe dhe aq i vështirë, për shkak se topi e kishte me vete të gjithë informacionin e nevojshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus