Kryesore » 2011 » Tetor » 3 » Heroi 12-vjeçar ne Stamboll, shmang nje vjedhje (+VIDEO)
2:13 PM
Heroi 12-vjeçar ne Stamboll, shmang nje vjedhje (+VIDEO)
Me një gatishmëri refleksesh të denjë për një agjent policie, një12-vjeçar pothuajse arriti të çarmatosë një hajdut, duke arritur që me ndihmën e pronarit të një dyqani ta nxjerrë jashtë, duke shmangur në këtë mënyrë vjedhjen. Episodi ka ndodhur në Stamboll dhe video e publikuar në rrjet ka bërë menjëherë xhiron e botës.
Hajduti kishte hyrë në argjendtari si një klient normal, por më pas kishte nxjerrë pistoletën për të kërcënuar shitësin. Ja që në këtë moment, djali i është hedhur siper, duke tentuar t’i heqë pistoletën dhe ta shtyjë drejt daljes, i ndihmuar edhe nga shitësi. Në pak sekonda, dera u mbyll dhe hajduti mbeti jashtë. Pas disa përpjekjeve të kota për t’u rikthyer në dyqani, burri i identifikuar si Mustafa S., është detyruar t’ia mbathë, ndërkohë që policia e arrestoi vetëm disa orë më pas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus