Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Hajde të vjedhësh po ta mbajti! (+VIDEO)
8:51 PM
Hajde të vjedhësh po ta mbajti! (+VIDEO)
Ky është një moment i frikshëm, ku një shitës arrin të parandalojë vjedhjen e dyqanit vetëm me një shtupë. Në video tregohet Dinesh Gorania ka arritur të mposhtë personin e maskuar i cili ishte drejtuar me qëllim vjedhjen e dyqanit.
E gjitha ngjan si një film horror. Dinesh dhe djali i tij Kishan po përgatiteshin për mbylljen e dyqanit kur nga një makinë kanë dalë tre persona me maskë. 52 vjeçari menjëherë ka kapur leckën që shërben për të larë dyqanin dhe ka nisur të godasë nga dera ku po vinte hajduti. Më pas bashkë me ndërhyrjen e djalit të tij dhe një personi të tretë ia kanë dalë që të largojnë hajdutes. Nuk isha i frikësuar - thjeshtë doja të mbroja dyqanin tim  por pashë që ia ishte një person i frikshëm, ishte veshur si në filmat horror, thotë Dinesh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus