Kryesore » 2012 » Maj » 5 » Gruaja sulmohet nga gepardi, shpëton për mrekulli (+FOTO)
9:14 PM
Gruaja sulmohet nga gepardi, shpëton për mrekulli (+FOTO)
Një grua britanike u sulmua nga dy gepardë në një park natyror të Afrikës së Jugut dhe shpëtoi mrekullisht vetëm sepse ndenji pa lëvizur gjatë tërbimit të grabitqarëve. 60-vjeçarja ndodhej në një park ku turistët kanë mundësinë të afrohen dhe të përkëdhelin kafshët e egra kur ndodhi incidenti. Gruaja nga Aberdini pësoi dëmtime në kokë, stomak dhe në të dyja këmbët, por asnjë nga plagët nuk ishte e rëndë."Ishte e tmerrshme. Për një moment po përkëdhelja dy gepardët dhe papritur isha e shtrirë në tokë dhe po ndjeja dhëmbët e tyre në kokë. Ndodhi shumë shpejt. Bëra si e vdekur ndërkohë që po më kafshonin në stomak dhe në këmbë”, shprehet 60-vjeçarja për ‘Daily Mail’.Pjesa e parkut Kragga Kamma ku turistët mund t’i afrohen kafshëve të egra është mbyllur dhe kanë nisur hetimet mbi incidentin. Në këtë park gjenden rinocerontë, xhirafa, zebra e shumë lloje të tjera kafshësh.








Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus