Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Grekët dhe Turqit në luftë për gjevrekun!
9:14 AM
Grekët dhe Turqit në luftë për gjevrekun!
Rivalët historik Greqija dhe Turqija të cilët janë në mosmarveshje për shumë çështje politike, kanë hapur edhe një front tjetër: i kujt është gjevreku?, pasta e cila prej shekujsh pregatitet në të dy vendet... edhe ne shumë të tjera, mirpo çka është e rëndësishme ajo? Dhoma e Stambollit, shitësve të gjevrekut kërkon që ky prodhim të mbrohet si turke, sepse Grekët nga ana tjetër pohojnë se pasta është e tyre, e njohur me emrin kouluri.Rast për mosmarveshjen ka dhënë një gazetë e Atinës "Elefteros Tipos” e cila është munduar të vërtetoj se gjevreku "ka qënë i popullarizuar në Stamboll dhe Solun, para Krishtit”.

Në Greqi pasta ka emrin "kouluri i solunit” dhe pretendojnë se është prodhim bizantin, që do të thotë se nuk është turke... pretendimin e të cilit Turqit nuk e pritën me entuziazëm.

"Gjevreku është simbol i Turqisë. Është pjesë e kulturës së Turqisë si tek të varfërit ashtu edhe tek të pasurit. Ka një dallim të madh rreth asaj se si pregatitet gjevreku(hudhja e susamit) në Turqi dhe si ne Greqi”, thonë nga Dhoma e Stambollit të gjevrekut.

Instituti i Turqisë për patenta ka informuar se është e gatshme të kyçet në akcion, me qëllim që ta mbroj gjavrekun. Por edhe në Greqi kanë argumentet e tyre: "Secili mund të pretendojë se gjevreku është e tyre mirpo, historikisht është e vërtetuar se daton nga periudha Bizantine”, thonë nga Shoqata e miellit në Selanik.

Përveç çështjes rreth Qipros dhe delimitimin ajror dhe detar në zonën e detit Egje, si dhe mosmarveshjes mes origjinës së bakllavave dhe llokumit, Grekët dhe Turkët gjetën edhe një "punë të përbashkët” rreth të cilës nuk do të bien dakord asnjiher.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus