Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Goditet me vezë dhe kos spikeri i lajmeve
7:48 PM
Goditet me vezë dhe kos spikeri i lajmeve
Spikeri grek i lajmeve Panajotis Bourkas është goditur me vezë dhe kos gjatë një transmetimi direkt, pasi disa protestues kanë hyrë në studiot e televizionit duke e "bombarduar” atë pa mëshirë.Protestuesit nuk duken në video, por dëgjohen thirrjen e tyre anti-fashiste fillimisht, e më pas një gotë kosi që "shpërthen” para të ftuarit në studio, i cili largohet menjëherë duke e lënë spikerin të vetëm përballë furisë së vezëve dhe kosit që i zbardhin krejtësisht kostumin.Duke parë se nuk mund të bëjë dot asgjë për të përballuar furinë, Bourchas thjesht ul kokën dhe i kthen shpinën protestuesve të cilët vazhdojnë të godasin pa u ndalur. Pavarësisht kësaj, spikeri heq kufjen nga veshi, merr laptopin dhe largohet me qetësi.Mendohet se kjo protestë erdhi sepse Bourchas kishte ftuar në studio një zëdhënës të një organizate ekstremiste të djathtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus