Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Gjarpri lë pa drita 1400 shtëpi
11:06 AM
Gjarpri lë pa drita 1400 shtëpi
Një gjarpër duke u vërtitur në një nënstacion elektrik gjatë së enjtes ka lënë pa drita rreth 1400 shtëpi në anën veriperëndimore të shtetit të Oklahomas.Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët lokalë të cilët pyetjeve të banorëve i janë përgjigjur me ndodhinë e gjarprit trazovaç.Black out-i në zonë ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit kur gjarpri preku një rrjet elektrik duke e dëmtuar, dhe për pasojë vendi mbeti pa drita.Sipas autoriteteve mendohet se gjarpri ishte futur në nënstacion si pasojë e reshjeve të shiut që binin përjashta. Madje u raportua se nuk përcaktohet se çfarë lloj gjarpri ka shkaktuar këto probleme pasi në të tilla situata shumë pak gjurmë mbeten në vendngjarje. Por diçka është e sigurt, se problemet që burojnë nga gjarpri nuk të shkaktohen vetëm nga pickimi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus