Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Gjarpëri me dy koka “trondit” Gjermaninë (+VIDEO)
8:52 PM
Gjarpëri me dy koka “trondit” Gjermaninë (+VIDEO)
Një trup i vetëm prej rreth 50 centimetrash, që në fund ndahet në dy koka. Ky është gjarpri i pazakontë dykokësh, i cili është rreth 1 vjeç dhe e ka origjinën nga Gjermania, në zonën e Villingen-Schwenningen. Zbulimi i tij është bërë nga rritësi i tyre Stefan Broghammer, i cili ka deklaruar se kishte shikuar vetëm një tjetër rast të gjarprit me dy koka. Ky lloj gjarpri, i njohur si pitoni real, apo pitoni top (kur kërcënohet, mblidhet për të mbrojtur veten), nuk është helmues. Origjina e tij është nga Afrika dhe në vitet e fundit është bërë një kafshë popullore shtëpiake. Të mëdhenjtë e këtij lloj gjarpri rriten deri në gjatësinë e 120 centrimetrave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus