Kryesore » 2011 » Qershor » 8 » Futboll, feston përpara kohe (+VIDEO)
5:26 PM
Futboll, feston përpara kohe (+VIDEO)
Vlen të thuhet se nuk ka qënë dita më e mirë për portierin e Dro. Rezultati barazim i ka detyruar dy skuadrat (Termeno dhe Dro) të luanin ngritjen në kategori nëpërmjet penalltive. Palma i Termenos, si një mbrojtës i mirë zgjodhi fuqinë për të realizuar goditjen. Topi përplaset me traversën dhe pas dhjetë sekondash përfundon në rrjetë. Mund të shihet qartë dëshpërimi i lojtarit të Termenos dhe gëzimi i portierit të skuadrës Dro, kur mendohej se topi përfundoi jashtë. Por nuk kishte mbaruar këtu. Topi pasi ka prekur traversën është ngritur në qiell për disa metra dhe kur ka rënë, ka filluar të rrotullohet drejt portës që tashmë ishte bosh. Goli është konsideruar i vlefshëm nga ana e arbitrit, pavarësisht kundërshtimeve të lojtarëve. 
Lojtari i Dro e gabon gjuajtjen e radhës dhe i jep fitoren Termenos. Por akoma nuk ka mbaruar pasi skuadra e Dro e ka akuzuar arbitrin për gabim teknik dhe ndeshja mund të luhet përsëri. Tashmë vendimi i takon gjyqtarit sportiv.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus