Kryesore » 2012 » Maj » 16 » Fundëjava e kaluar mundë të ishte fatale për planetin Tokë
2:18 PM
Fundëjava e kaluar mundë të ishte fatale për planetin Tokë
Të dielën mbrëma shumë pranë Tokës (në largësi prej 191.500 kilometrash, që sipas llogaritjeve astronomike është "për një fije”) ka kaluar ‘Asteroidi 2012 JU’.Sipas Huffington Post, asteroidi me gjerësi rreth 12 metra i është afruar shumë Tokës para se të zhdukej në hapësirë. (Hëna gjendet në një largësi prej 382.900 kilometrash nga planeti ynë, ndërkohë që ky asteroid ishte shumë më afër).Fatmirësisht, ky asteroid, madhësia e të cilit llogaritet sa një autobus, nuk paraqiste ndonjë rrezik për Tokën, mirëpo është një paralajmërues se ekziston mundësia e goditjes me ndonjë nga mbetjet e Sistemit diellor.‘Asteroid 2012 JU’ para dy muajsh ka udhëtuar nga Marsi në drejtim të Tokës, ndërsa tani ka vazhduar rrugën në drejtim të Jupiterit.NASA aktualisht është duke përcjellë lëvizjen e 8.900 asteroideve në afërsi të Tokës duke shpresuar në zbulimin e rrezikut (në rast të ekzistimit të tij) para se të vijë te ne. (Kështu supozohet të ketë ndodhur para 65 milionë vitesh, kur janë zhdukur dinozaurët)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus