Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Fshat në Kosta Rika me shtëpi në pemë (+VIDEO)
11:42 AM
Fshat në Kosta Rika me shtëpi në pemë (+VIDEO)
Në pyjet e Kosta Rikës, ekziston komuniteti "Finca Bellavista”, i cili ka preferuar të shkëputet nga jeta moderne e qyteteve për të ndërtuar fshatin me shtëpi në pemët e Amerikës Qendrore.Një ambient ku mund të jetohet në harmoni të plotë me natyrën, pa e shkatërruar atë. Në këtë pjesë të globit nuk janë prerë pyjet për të ndërtuar fshatin, por përkundrazi e kanë ndërtuar atë në majat e tyre.
Në fshatin që përbëhet nga shtëpi të drunjta, në disa raste të lidhura mes tyre me ura të varura mes pemëve të larta, mund të jesh në kontakt edhe me botën moderne, pasi aty mund të gjesh internet me valë (wireless), bare, hotele, kampe dhe kënde pushimi, transmeton Start njoftimin. Ky fshat shtrihet në zonën bregdetare të paqësorit, kryesisht në jug të Kostarikës. Ndërtuesit dhe njëherësh banorët e tij janë të ardhur nga Amerika dhe ata jetojnë në një harmoni të plotë me banorët e paemancipuar vendas, të cilët kanë mbetur të habitur nga moderniteti i tyre.
E gjithë zona është një mrekulli e vërtetë, ku mund të ndjeshë dhe shijosh lartësitë e pyjeve, lumenjtë dhe gjelbërimin e pakufi, duke jetuar i shkëputur dhe larg stresit urban.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus