Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Fotoaparati më i shtrenjtë në botë – 1.23 milion euro
8:12 PM
Fotoaparati më i shtrenjtë në botë – 1.23 milion euro
Një aparat fotografik i vitit 1923 i markës Leica, u shit në një ankand të shtunën e kaluar në galerinë Westlicht në Vjenë (Austri) për 1.23 milion euro.
Në këtë mënyrë ky aparat është tashmë më i shtrenjti në histori.
Çmimi fillestar i ankandit ishte 200 mijë euro dhe pas 20 minutash një koleksionist aziatik e bëri të vetën për më shumë se 1 milionë euro, transmeton TCH. 

Është thyer kështu rekordi që deri më sot e mbante një aparat fotografik i vitit 1839 që u shit për 732 mijë euro vitin e kaluar në të njëjtën galeri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus