Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Fëmija bllokohet në një hapësirë 15 cm
12:42 PM
Fëmija bllokohet në një hapësirë 15 cm
Një lojë fshehtas për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një vogëlushi kinez. Duke kërkuar vendin perfekt për t'u fshehur, djaloshi mbeti i bllokuar për tre orë mes dy mureve në një hapësirë prej 15 centimetrash.
Shokët dhe personat që ndodheshin aty pranë u munduan ta nxirrnin, por pa sukses. Pas dy orësh ata lajmëruan zjarrfikësit, të cilët u detyruan të shembnin një mur në afërsi të djalit në mënyrë që ta shpëtonin, transmeton TCH. 

Pas tre orësh bllokimi, vogëlushi u lirua dhe mësohet se nuk ka pësuar dëmtime.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus