Kryesore » 2011 » Qershor » 12 » Është druri më i frikshëm në botë
11:40 AM
Është druri më i frikshëm në botë
Ky dru mund të jetë rrënja e të gjithë të këqijave me sytë e frikshëm, gojë të hapur dhe një palë dhëmbë të thyer. Ky dru që ta kallë datën gjendet në oborrin e një shtëpie pleqsh në Stowlangtoft të Suffolkut në Angli.
Shumica mendojnë se ky lis mbi 10 metra i gjatë i përngjan Whomping Willow i cili gjendet në oborrin e shkollës Hogwarts të Harry Potterit. Por David Garnham, i cili e vërejti i pari këtë vepër të natyrës, thotë se më shumë i përngjan pikturës së Edvard Munch "The Scream”.
"Vërtetë nuk e tregon bukurinë e natyrës dhe po ashtu thotë shumë se deri ku mund të mbërrijë imagjinata”, tha Garnham për gazetën Mail Online
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus