Kryesore » 2011 » Gusht » 5 » Edhe njerëzit e epokës së gurit me “autostrada”
12:24 PM
Edhe njerëzit e epokës së gurit me “autostrada”
Njerëzit e epokës së gurit kanë krijuar një rrjet masiv tunelesh të nëndheshme, të cilat siguronin kalimin nëpër Europë nga Skocia në Turqi. Arkeologu gjerman, Dr. Heinrich Kusch, tha se prova të tuneleve janë gjetur nën qindra vendbanime neolitike në të gjithë kontinentin. Në librin e botuar së fundi, "Sekretet e portës së nëndheshme të një bote antike”, ai detajon se fakti që kaq shumë tunele kanë mbijetuar edhe pas 12 mijë vitesh, tregon se rrjeti origjinal i kalimeve të nëndheshme mund të ketë qenë gjigant. "Vetëm në Bavari, Gjermani, janë gjetur 700 metra të këtyre tuneleve. Në Styria, Austri, janë gjetur 350 metra”, tha ai. "Në të gjithë Europën ne kemi gjetur mijëra prej tyre, që nga Skocia deri në Mesdhe”. Shumë prej tyre nuk kanë qenë më shumë se 70 cm të gjera, mjaftueshëm për kalimin e një personi. Tunelet kanë kryqëzime, në disa pjesë janë më të gjera dhe kanë vende pushimi apo dhoma. Jo të gjitha kanë lidhje me njëra-tjetrën, por të marra së bashku formojnë një rrjet gjigant nëntokësor komunikimi. Disa ekspertë besojnë se tunelet kishin funksionin që sot kanë autostradat. Libri thekson se shpesh në hyrje të tuneleve ishin ndërtuar faltore, sepse Kisha i trembej trashëgimisë pagane që mund të përfaqësonin tunelet. Në disa raste janë zbuluar shkrime që i trajtojnë tunelet si një portë kalimi për në botën e nëndheshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus