Kryesore » 2012 » Maj » 18 » Edhe në Shkup, propozime publike për martesë (+VIDEO)
3:27 AM
Edhe në Shkup, propozime publike për martesë (+VIDEO)
E bukur ishte se përderisa djali priste vajzën, doli një udhëtar i rastit dhe u habit me pritjen madhështore që po i bëhej në Maqedoni. Për pak çaste e kuptoi se pritja nuk ishte organizuar për ata dhe kërceu një hop dhe iku.Edhe qytetarët e Maqedonisë nuk mund të mos jenë pjesë e show-t të madh që zhvillohet në të gjithë botën ku persona të pa njohur për ti bërë vetës publicitet mendojnë që të zhvillojnë gjëra personale në publik, të cilat mund të jenë interesante për të gjithë dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për propozimin për martesë.Kështu sot në Aeroportin e Shkupit "Aleksandri i Madh”, një djalë beqar kishte organizuar një spektakël për të pritur të dashurën e tij që vinte nga udhëtimi. Ai kishte sjell një orkestër e cila luante muzikën e filmit "Kumbari”, ndërsa kamera profesionale dhe me kran po xhironin gjithë skenën.E bukur ishte se përderisa djali priste vajzën, doli një udhëtar i rastit dhe u habit me pritjen madhështore që po i bëhej në Maqedoni. Për pak çaste e kuptoi se pritja nuk ishte organizuar për ata dhe kërceu një hop dhe iku.Pas pak doli vajza e shumëpritur e cila ju hodh në përqafim të dashurit të saj i cili pas pak e propozoi për martesë. Ajo pranoi ndërsa spektakli vazhdoi edhe për pak kohë në Aeroportin e Shkupit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus