Kryesore » 2012 » Prill » 23 » “E vdekura” lind binjakë (+VIDEO)
7:59 AM
“E vdekura” lind binjakë (+VIDEO)
Christine Bolden nga Michigani, të cilën mjekët e kanë shpallur me tru të vdekur si pasojë e dy aneurizmave, ka lindur dy djem binjakë.26-vjeçarja gjatë një shëtitje me familjen e saj në muajin mars ka përjetuar aneurizëm në tru. Mjekët kishin deklaruar se asaj i ka vdekur truri. Mirëpo, 42 ditë pas ajo ka lindur binjakë.
Përkundër kësaj deklarate të mjekëve, familjarët kishin shpresuar në riaftësimin e saj dhe kanë kërkuar që të vendoset në aparate respiratore.Me kalimin e kohës, Christines i është rritur shtypja e gjakut, e cila ka qenë rrezik për fëmijët që ka pasur në bark. Familja është dashur të marrë një vendim të vështirë – Christinen ose binjakët.Daily Mail raporton se ata vendosën që ta largojnë nga aparatet që e mbanin në jetë, në mënyrë që të shpëtojnë fëmijët, të cilët erdhën në jetë me prerje cezariane."Zoti ka mundur ta marrë edhe atë edhe fëmijët. Por jo, na i la fëmijët. Kjo është një mrekulli e vërtetë”, ka thënë një e afërme e saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus