Kryesore » 2011 » Maj » 18 » E propozon për martesë në qendër tregtare dhe… refuzohet
2:34 PM
E propozon për martesë në qendër tregtare dhe… refuzohet
Një burrë romantik ishte munduar shumë për t’i propozuar të dashurës së tij për martesë.
Ai kishte zgjedhur unazën, kishte mësuar këngën që do i këndonte, kishte përgatitur fjalimin dhe e dërgoi vajzën e ëndrrave në vendin ku ishin takuar për herë të parë për ta propozuar.Në një video të postuar në Youtube, burri fillon fjalimin e tij para një fast-food-i në një qendër tregtare të Los Angeles. Ai i thotë vajzës se sa shumë e dashuron dhe i rendit arsyet se pse duhet ta kalojnë jetën bashkë.

Në këtë kohë afrohet edhe një kitarist që shoqëron fjalimin me një këngë romantike.

Por, vajza pasi e dëgjon, hedh një vështrim rreth e rrotull dhe ikën me vrap nga qendra tregtare. Njerëzit që po shihnin dhe po regjistronin në telefonat e tyre të gjithë skenën iu drejtuan zemërthyerit me fraza si "Kjo ishte e rëndë” apo "S’ka gjë, mos e vrit mendjen”.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus