Kryesore » 2012 » Prill » 6 » Dy vietnamezë blenë një qytezë amerikane (+VIDEO)
10:53 AM
Dy vietnamezë blenë një qytezë amerikane (+VIDEO)
Qyteti amerikan Buford në Wyoming, i cili reklamohet si më i vogli në SHBA me vetëm një banor, është shitur me ankand 900.000 dollarë.Qytezën e blenë dy vietnamezë të cilëve nuk iu treguan emra.Blerësit u bënë pronarë të qytezës përgjatë autostradës me pompën e benzinës, minimarketin, ndërtesën shkollore nga vit 1905, rreth 400 ari tokë, me shtëpinë tridhomëshe me garazh si dhe me numrin postar amerikan.Banori i fundit i Bufordit Don Samons, i cili planifikon të tërhiqet nga funksioni i vet i "prefektit” dhe të shpërngulet. Samons është i vetmi banor qëkur djali i tij në vitin 2008 vendosi të shpërngulet. Historia e kësaj qyteze në veri të SHBA nis nga viti 1860, kur u ndërtua hekurudha transkontinentale atëherë kishte afër 2000  banorë.  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus