Kryesore » 2012 » Maj » 30 » Dy milionë kilometra pa patentë
12:42 PM
Dy milionë kilometra pa patentë
Policia e Austrisë ka kapur për të njëzetën herë një turk 24 vjeçar, që voziste pa patentë. Serhat G., i cili ishte ndaluar për të njëzetën herë jubilare në lokalitetin Sankt Georgen në Atergau, sikur s’ia bën se voziste pa patentë. "Nuk kam si të shkoj në punë pa makinë”, ishte arsyetuar, duke shtuar se kishte dy fëmijë, borxhe dhe se ishte i detyruar të paguante edhe qira, dhe kishte shtuar se tashmë kishte kaluar dy milionë kilometra në këtë mënyrë.Kur e pyetën pse nuk kishte dhënë provimin e shoferit, Serhati ishte arsyetuar se kur kishte pasur 13 vjet kishte goditur me veturë gurin anësor të rrugës dhe për këtë arsye nuk i ishte lejuar të hynte në provim, kur kishte mbushur 17 vjet, kurse tash për shkak të dënimeve për vozitje pa patentë autoritetet nuk e lejojnë. Për këtë rast Serhatit iu shqiptua dënimi në të holla prej 2.180 euro dhe gjashtë javë burgim.Ai për shkak të vozitjes pa patentë disa herë ishte dënuar me burgim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus