Kryesore » 2012 » Korrik » 26 » “Duart lart, kjo është një grabitje!” ...por plaku 71-vjeçar qëllon hajdutët
1:01 AM
“Duart lart, kjo është një grabitje!” ...por plaku 71-vjeçar qëllon hajdutët
Një 71 vjeçar qëlloi mbi dy hajdutë që donin të vidhnin një internet cafe në Florida. Dy hajdutët hynë në internet dhe urdhëruan që të gjithë të shtriheshin përtokë. Jashtë pritshmërive të tyre, Samuel Williams, 71 vjeç, nxorri armën dhe qëlloi duke i plagosur të dy kriminelët, njërin në krah dhe tjetrin në të pasme. Nuk pritet të ngrihen akuza nga zotit Williams, pasi ai tha se qëlloi pasi mendonte se hajdutët mund t’i bënin keq gruas së tij që ishte në local. Ndërkohë dy të rinjtë janë arrestuar, por rezultoi se nuk kanë precedent penalë. Të rinjtë thanë se nuk kishin ndërmend të lëndonin asnjë pasi arma e tyre ishte e prishur dhe e pambushur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus