Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Djaloshi i verbër bëhet kampion në xhudo
8:29 PM
Djaloshi i verbër bëhet kampion në xhudo
Një djalosh dhjetëvjeçar, i cili ka humbur shikimin pas reaksionit të rrallë në penicilinë, është bërë kampion në xhudo.
Kieran Clarke mposhti konkurrentët në bazë të instinkteve dhe aftësisë që të fokusohet në lëvizje. Ka marrë nofkën "Zemërimi i verbër”.
Clarke ka nisur të ushtrojë xhudo para pesë vjetëve, pas humbjes së shikimit. Ai tha për "Daily Mail” se xhudo i ndihmon të zgjidhë frustrimet e tij, por në mënyrë pozitive.
Clarke shtoi se të tjerët frikësohen që të mos lëndohen nga kundërshtarët, por duke qeshur tha se ai më së shumti frikësohet për kundërshtarët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus