Kryesore » 2011 » Dhjetor » 13 » Djali 14 muajsh, më i gjatë se nëna
5:11 PM
Djali 14 muajsh, më i gjatë se nëna
Londër, 13 dhjetor 2011 (MIA) - Ajo është nëna më e vogël në Britaninë e Madhe, 93 cm e lartë. Djali i saj Aidan, vetëm 14 muajsh, është tashmë më shtatlartë se ajo. Amanda Moore, 25-vjeçe jeton në Hinkley, pranë Coventry-së, që vuan nga një çrregullim i rrallë që pengon rritjen fizike që nga foshnjëria.Lindur me 14 eshtra të dëmtuara, Amanda dha dorëheqjen për të mos pasur fëmijë, pasi mjekët i kishin thënë se do të ishte shumë e rrezikshme për shkak të trupit të saj pak a shumë të vogël.
Por, pasi zbuloi se ajo është shtatzënë, 25-vjeçarja ka refuzuar abortin dhe ka lindur Aidan-in. Ndryshe nga Amanda, burri i saj Steven Fyfe, 20-vjeçar, është 1.85 m dhe prej tij Aidan-i ndoshta ka trashëguar gjatësinë."Aidan-i po rritet shume shpejt, - ka cituar Amanda për revistën "Sun”, - e dija se do të bëhet më i gjatë se unë, por kurrë nuk e kisha menduar kaq shpejt. Ai është vetëm 14 muajsh".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus