Kryesore » 2012 » Prill » 1 » DJ 11-vjeç shënon rekord botëror
11:50 PM
DJ 11-vjeç shënon rekord botëror
DJ më i ri në botë, vetëm 11 vjeç, ka rritur në mënyrë të pabesueshme kërkesat për "punësimin” e tij. Xhek Hill ka ndihmuar si DJ babain e tij që kur ishte tre vjeç dhe i njeh shumë mirë pajisjet, aq sa në moshën 11-vjeçare ka arritur të shënojë një rekord botëror. Megjithëse ka një dorë të thyer, Xhek ka miksuar 10 këngë në një minutë. Djali, nga Somerset, Britania e Madhe, i cili madje drejton edhe një emision të vetin radiofonik, ishte i entuziazmuar nga suksesi. "Ishte qejf të shënoje një rekord botëror. Nuk isha nervoz, sepse kisha vetëm gjashtë sekonda kohë për të sinkronizuar dhe miksuar këngët dhe nuk kisha kohë për t’u bërë nervoz”, tha djaloshi për mediat britanike. Tani djali ka aparaturat e veta. Ai punon në disko gjatë të shtunave në mbrëmje dhe shpreson të bëhet një emër i madh në industrinë e muzikës. Deri tani, i ka të gjitha mundësitë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus