Kryesore » 2011 » Qershor » 14 » Ditëlindja e 84-t bëhet hit në internet (+VIDEO)
2:59 PM
Ditëlindja e 84-t bëhet hit në internet (+VIDEO)
Videoja e cila paraqet mundimet e Ritës dhe Frankut, të cilët luftojnë për të bërë një foto në ditëlindjen e Frank me Mac-un e tyre, i ka kthyer ata në yjet e hutuar të internetit.
Çifti po përpiqej të bënte një foto për t′ia dërguar miqve në ditëlindjen e 84-t të Frankut, por ndërsa Rita po priste më kot për një "klik" tradicional të kameras, ata përfunduan duke xhiruar një video. 
Tani falë mediave të huaja, videoja është bërë e famshme me rreth 566,000 shikues deri tani. 
Duket se ata kurrë nuk e morën foton që donin - por pavarësisht zotërimit të kufizuar të teknologjisë, ata arritën që të shndërrohen në yje të internetit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus