Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Detektivi më i shkurtë në botë
11:53 AM
Detektivi më i shkurtë në botë
Ryan Berger (34 vjeçar) nga SHBA-të është i gjatë vetëm 96 centimetra, por gjendja e tij shëndetësore nuk e ndalon që të ruajë rendin në qytetin Santa Ana në Kaliforni.
Burri vuan nga një deformim i rrallë gjenetik dhe për këtë arsye ka mbetur shumë i shkurtë ndërsa lëvizë me ndihmën e karriges për invalidë. Përkundër vështirësive, Ryan vendosi të ndjekë hapat e të atit dhe të bëhet detektiv.

Edhe pse ai vetë s’mund t’i kapë kriminelët, punët tjera të detektivit i bën pa problem. Ryan pas arrestimit merr në pyetje të dyshuarit dhe dëshmon në gjykatë, shkruan ABC.

Shefi i tij Troy Gudry tha se Ryan "mund t’i kryejë të gjitha punët që i kryejnë edhe detektivët tjerë, të cilët nuk kanë probleme shëndetësore”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus