Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » “Derdhi ujë” dhe e la një qytet pa ujë!
11:29 AM
“Derdhi ujë” dhe e la një qytet pa ujë!
Josh Seater, 21 vjeçar nga Portlandi, javën e kaluar vendosi të "kryejë nevojën” në rezervuarin e qytetit të ujit të pishëm dhe me këtë akt ai "lehtësoi” qytetarët nga rreth 30.240.000 litra të ujit të pijshëm, shkruan Gizmodo.
Seater është arrestuar pasi u vërtetua me kamerat e sigurisë, por pak vonë. Edhe pse është bërë pishman për veprën e tij, ujë më nuk ka, ndërsa disa mendojnë se ai nuk është fajtori i vetëm.
Udhëheqësi i departamentit të ujit, David Shaff, edhe vetë mendon se të gjithë e kanë shpallur idiot, pasi disa decilitra urinë nuk mund të paraqesin kurrfarë rreziku për qytetarët, me vendimin që mori për ta zbrazur rezervuarin dhe atë - për shkak të ndotjes.
Përveç se mbetën pa këtë sasi të pabesueshme uji, qytetarët do të paguajnë për këtë 32.700 dollarë.
Shaff mendon se do të kishte dalë budalla edhe sikur të kishte vendosur të kundërtën sepse ka edhe të tillë që nuk do të kishin pranuar ta pinin ujin e "ndotur”. Pas këtij incidenti të vogël, shumë qytetarë gjatë drekës do t’i ikin përdorimit të H2O.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus