Kryesore » 2011 » Tetor » 8 » Demi e godet ne fytyre, “torero” shpeton per mrekulli (+VIDEO)
3:41 PM
Demi e godet ne fytyre, “torero” shpeton per mrekulli (+VIDEO)
U transportua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, megjithatë gjendja e tij mbetet ende e rënd.Një nga "torero”-t më të famshëm në Spanjë, Juan Josè Padilla, ka mbetur i plagosur rëndë gjatë korridës, që po zhvillohej dje në Saragoza. Demi e ka goditur burri në fytyrë, duke i shkaktaur një traumë të rëndë, me humbjen e shikimit të syrit të majtë.Pas asaj që pësoi, "torero" arriti menjëherë të shpëtojë, ndonëse e ka pasur fytyrën e deformuar dhe të mbuluar me gjak. U transportua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, megjithatë gjendja e tij mbetet ende e rëndë. E gjithe ajo qe ndodhi ishte e denjë për filmat horror, prandaj nuk këshillohet që video e mëposhtme të shihet nga fëmijët dhe njerëzit me zemër të dobët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus