Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Del në shitje makina e Obamës
11:06 AM
Del në shitje makina e Obamës
Para fushatës elektorale që e coi në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama drejtonte një veturë tip "Chrysler”, seria 300C. 
Sot makina në fjalë, të cilin presidenti e ka përdorur nga viti 2004 në 2007 do të dalë në ankand në faqen e njohur të internetit eBay. Cmimi fillestar do të jetë 1 milion dollarë. Shitësi, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se zotëron të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me pronësinë e automjetit. Pronari aktual e ka blerë atë tek një koncesionar në Cikago, të cilit Obama ia kishte besuar pikërisht për ta shitur. 
Që nga zgjedhja në krye të shtetit, Obama udhëton me "Bishën”, një "Cadillac” i modifikuar, i blinduar dhe me një sërë pajisjesh mbrojtëse.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus