Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Cilësia e jetesës, Vjena e para, Zürichu i dyti në botë
9:49 PM
Cilësia e jetesës, Vjena e para, Zürichu i dyti në botë
Një studim i realizuar nga kompania këshillëdhënëse Mercer e ka nxjerrë qytetin Zürich (Cyrih) si qytetin numër dy në botë për nga kualiteti i jetës që ofron. Vjena është sërish e para në këtë ranglistë botërore, duke ruajtur kështu radhitjen e vitit të kaluar sa u përket dy vendeve të para.Si transmeton Albinfo, edhe dy qytete tjera të Zvicrës kanë hyrë në top-dhjetëshen e parë. Gjeneva është në vendin e tetë, ndërsa kryeqyteti helvetik, Berna në vendin e dhjetë të listës prej 221 qyteteve të botës për cilësinë e jetës.Lidhjet e mira ndërkombëtare përmes aeroportit që e ka afër, oferta e mirë e transportit publik dhe shumëllojshmëria e restoranteve e bën Zürichun që të jetë përpara qyteteve tjera zvicerane, ndonëse diferenca mes tyre është e vogël, thonë në Mercer.Për përpilimin e kësaj liste janë përdorur 39 kritere, nga këndvështrimi i punëtorëve të saj të atashuar jashtë vendit. Në këto kritere bëjnë pjesë aspektet politike, sociale, ekonomike dhe të mbrojtjes së ambientit. Pastaj vijnë edhe faktorë si siguria personale, oferta arsimore dhe shërbimet tjera publike.Në vendin e fundit për cilësinë e jetës që ofron është kryeqyteti i Irakut, Bagdadi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus