Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Çifti e pagëzoi vajzën me emrin Like
11:08 AM
Çifti e pagëzoi vajzën me emrin Like
Rrjeti shoqëror Facebook është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Shumë veta nëpërmjet këtij rrjeti kërkojnë ndihmë nga miqtë për të bërë përzgjedhjen e emrit për fëmijët, por një çift izraelit është inspiruar nga Facebooku, dhe vendosi ta pagëzojë vajzën me emrin Like.

Lior Adler dhe bashkëshortja e tij Vardit i thanë mediave izraelite se ata po kërkonin "një emër modern dhe inovativ”. "Origjinaliteti është gjëja kryesore kur zgjidhni një emër. Menduam se ky emër është i vetmi në Izrael. Mendoj se Like është ekuivalent modern i emrit Ahava (dashuri)”, tha babai i vajzës Lior Adler
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus