Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Britani, nusja kërkon gjoks të ri si dhuratë dasme
11:08 PM
Britani, nusja kërkon gjoks të ri si dhuratë dasme
U bëri kërkesë të ftuarve t'i sjellin një shumë në para, aq sa për të mbledhur një fond që të bënte të mundur gjoksin e riJo pajisje shtëpiake, televizion plazmë, apo ndonjë komplet filxhanësh. Louise e Les Hampson, një çift të martuarish anglezë, kanë kërkuar t’u bëhet një dhuratë paksa e veçantë për martesën e tyre. Në listën e tyre të dasmës u kanë bërë kërkesë 200 të ftuarve të mos u bëjnë dhuratë, por t’u sjellin atyre një shumë në para, aq sa për të mbledhur një fond që të bënte të mundur një gjoks të ri për Louise. Vajza 33-vjeçare donte t’i nënshtrohej prej kohësh një operacioni kirurgjie plastike për të rritur format e saj, por edhe për shkak të punës së saj jo fort përfituese, s’kishte paratë e nevojshme për të kënaqur tekën e saj. Për far të mirë, i fejuari i saj, 24-vjeçari Les, nuk ka pasur asgjë kundër dëshirës së saj. Ndoshta sepse në fund të fundit, i vetmi që do ta shijojë duhet të jetë ai. "Kishim çdo gjë që na duhej për shtëpinë tonë - ka deklaruar Luise, e cila ka 3 fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme -. Pas tre fëmijëve që linda, gjoksi im u zvogëlua, nuk isha më e kënaqur. Për fat, të ftuarit e mi të jashtëzakonshëm më bënë këtë dhuratë të bukur”. Saktësisht, miqtë e çiftit kanë arritur të mbledhin plot 2 mijë sterlina, aq sa kanë mjaftuar për operacionin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus