Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Britani, hajdutët ngjallin terror në bankë (+VIDEO)
3:18 PM
Britani, hajdutët ngjallin terror në bankë (+VIDEO)
Filmimi shokues është bërë publik vetëm dje, ndonëse ngjarja ka ndodhur para 3 vjetëshMe shkopinj bejsbolli dhe një satër, dy hajdutë kanë kërcënuar vartësin e një banke në Britani, për t’u dorëzuar atyre paratë. Telekamerat e sigurisë kanë kapur gjithçka, teksa punëtori është stepur në një kënd prapa një tavoline druri dhe burrat kërkonin të grabisin paratë. Një burrë i tretë më pas tërhoqi një anëtar të personelit bankar në një tjetër dhomë, ku ruheshin paratë. Treshja, që vodhi bankën Lloyds TSB në Elland (West Yorkshire) doli me £175.000 të tjera të marra nga kasaforta. Filmimi shokues është bërë publik vetëm dje (ngjarja ka ndodhur para 3 vjetësh) dhe dy hajdutët janë burgosur për rolin tyre në tre vjedhje nëpër disa banka të West Yorkshire e Lancashire.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus