Kryesore » 2011 » Korrik » 1 » Brian Berg mjeshtër i kullave prej letre (+VIDEO)
2:19 PM
Brian Berg mjeshtër i kullave prej letre (+VIDEO)
Amerikani Brian Berg me vite merret vetëm me një zanat – krijimin e kullave prej letre dhe me siguri është njëri prej më të mirëve në "zanatin e tij”. Kullën e parë prej letre e krijoi kur ishte tetë vjeçar, ndërsa 37 vjeçari sot mban rekordin në krijimin e kullës më të madhe prej letrave të ndërtuar ndonjëherë. Instilacionet e veta Berg i ka ekspozuar nëpër qytetet e SHBA-ve, ndërsa u bë i famshëm me ndërtimin e kullës tetë metra të lartë me 1.060 palë letra.Amerikani nga letrat krijon replika të pallateve të njohura në botë. Thotë se i ndodhë rrallë që t’i rrëzohet kulla. "Kjo është forma ime e arkitekturës. Për shkak të gjeometrisë strukturale dhe peshës së letrave kullat janë shumë të forta dhe stabile”, tha Berg për Daily Mail.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus