Kryesore » 2011 » Shtator » 16 » Brazil, një 20-vjeçar kapet me 1 kg kokainë në bark
7:02 PM
Brazil, një 20-vjeçar kapet me 1 kg kokainë në bark
Një i ri nga Irlanda do të kalojë një dekade e gjysmë në burg pasi është kapur duke u përpjekur të kalojë një kilogramë kokainë të fshehur në zorrë. 20-vjeçari i cili ndodhej për pushime në Brazil i identifikuar vetëm me inicialet P.B.B u ndalua në aeroportin e Sao Paolos në tentativë për të udhëtuar drejtë Evropës.
Ai e kishte ndarë kokainën në 72 porcione të cilat më pas i kishte gëlltitur. Vlera e drogës nëse shitet në rrugë shkon më shumë se 150 000 euro.Rojet e sigurisë kanë dyshuar nisur nga nervoziteti i shfaqur nga irlandezi. Më pas ai është dërguar në spitalin Santa Misericordia ku me anë të skanimit është konfirmuar prezenca e pakove në zorrë.
Prokurorët në Brazil e akuzojnë atë tani për trafik ndërkombëtar të drogës, akuzë me të cilën rrezikon deri në 15 vite burg.
Në aeroportin e Congonhas në Sao Paolo që lidhet me 53 shtete çdo ditë arrestohen rreth pesë persona të cilët përpiqen të kalojnë drogë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus