Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Braktisi shkollën, babai e lidh me zinxhirë
12:27 PM
Braktisi shkollën, babai e lidh me zinxhirë
Policia ka nisur të kërkojë një baba i cili lidhi fëmijën e tij adoleshent me zinxhirë në fyt dhe e izoloi pranë një shtylle tensioni. Babai nga Kamboxhia dëshironte në këtë formë të ndëshkonte 13 vjeçarin pasi ai kishte shmangur shkollën duke luajtur në kompjuter online.
Adoleshenti i lirua dy orë pas fqinjët e kishin konstatuar dhe kishin njoftuar menjëherë policinë. Këta të fundit arritën në vendin e ngjarjes dhe panë që fëmija rreth qafës kishte zinxhirë dhe dry të kyçur. Një zëdhënës i policisë i quajtur Cheth Vanny tha se "babai ishte aq i nervozuar kur e gjeti djalin duke luajtur në internet kafe në vend që të ishte në shkollë sa vendosi ta lidhte në publik që ti jepte një mësim. Babai është ende në kërkim dhe kjo lloj torture është e papranueshme”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus