Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Braktis Ferrarin prej 1 milionë $
2:32 PM
Braktis Ferrarin prej 1 milionë $
Policia e Dubait ka nxjerrë në ankand një Ferrari Enzo me vlerë 1 milionë dollarë. Kjo "perlë” është braktisur nga i zoti në një parking të qytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe rreth dy vjet më parë dhe nuk është kthyer më për ta marrë. Mohammed Saif Al Zaffin, drejtor i departamentit të trafikut, theksoi për ‘Daily Mail’: "Makina po kërkohej nga Interpoli dhe në fund u detyruam ta merrnim sepse kishte 20 muaj që rrinte e parkuar.”Ky Ferrari nuk është e vetmja makinë luksoze që është sekuestruar nga policia. Do të jenë 3 makina të tjera Ferrari, 7 Porsche dhe nga një makinë Corvette, Mercedes, BMW e Range Rovers.Sipas Zaffin, në Dubai policia mund të sekuestrojë çdo makinë që qëndron e parkuar për 6 muaj radhazi. Pronarët nuk kthehen të marrin makinat e tyre për të mos përfunduar në burg sepse mospagimi i gjobave konsiderohet krim në shtetin arab.Në botë ekzistojnë vetëm 399 ekzemplarë të Ferrari Enzo, një nga makinat më të kërkuara nga multimilionerët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus