Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » Blerja përmes internetit nga dyqanet amerikane më e arritshme për konsumatorët e Maqedonisë
1:40 PM
Blerja përmes internetit nga dyqanet amerikane më e arritshme për konsumatorët e Maqedonisë
Falë partneritetit të këtyre dy kompanive shfrytëzuesit e Viza edhe në Maqedoni do të kenë mundësi të zgjedhin pagesë me kartelë Viza sipas zgjidhjes personale.Kompanitë Viza dhe My.US.com dakorduan partneritet që do të mundësojë blerje më të lehtë përmes internetit dhe dërgesës së prodhimeve deri te blerësit jashtë SHBA-së, duke i përfshirë edhe nga Maqedonia.Në rrugë të servisit personal për dërgesë, kompania për dorëzim të dërgesave My.US.com ju siguron konsumatorëve ndërkombëtar qasje edhe në dyqanet amerikane të cilët nuk kanë mundësi për dërgesë tejoqeanike ose nuk pranojnë kartela pagesore jo amerikane. Falë partneritetit të këtyre dy kompanive shfrytëzuesit e Viza edhe në Maqedoni do të kenë mundësi të zgjedhin pagesë me kartelë Viza sipas zgjidhjes personale.

Sipas Biljana Petrushevska-Trajkovska, menaxhere e Viza për Maqedoninë, ky partneritet do të vlejë për shfrytëzuesit e kartelave pagesore Viza në vend mundësi për blerje në fundin tjetër të botës.

"Blerja përmes internetit e ka hapur tregun global, ndërsa mundësia për blerje të markave të larta amerikane me dërgesë të më shumë se 200 vendeve është veçanërisht tërheqëse për konsumatorët. Hulumtimi i kompanisë Viza tregon se 25 për qind e të anketuarve mendojnë për shfrytëzimin e shërbimeve të cilat ua kanë lehtësuar blerjen në tregjet tejoqeanike në 12 muajt e ardhshëm", theksoi Pol Jang, përgjegjës në Viza e- tregti për territorin e Azisë dhe Pacifikut, Evropës Qendrore, Lindjes së Afërt dhe Afrikës.

Majkl Çalub, drejtor financiar në My.US.com i suguron konsumatorët për sigurinë e pagesës. "Viza është partner ideal pikërisht për atë që mundëson siguri gjatë pagesës për shërbimet", potencon ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus