Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Bie nga qielli një “fragment UFO”
4:48 PM
Bie nga qielli një “fragment UFO”
Ekspertët rusë të hapësirës po përpiqen të zbardhin misterin e një "fragmenti UFO”, i cili ka rënë në një fshat të largët të Siberisë. Pajisja e argjendtë në formë U-je peshon 200 kilogramë dhe nuk është pjesë e një rakete, predhe apo mbetje e një teknologjie hapësinore toke. "Objekti i gjetur nuk ka lidhje me teknologjinë hapësinore. Një përfundim i saktë mund të arrihet pasi të kryhet një studim i detajuar nga ekspertët mbi objektin”, ka vlerësuar agjencia hapësinore ruse, "Roscosmos”. Objekti metalik, i cili dukej si çelik titani, i lartë dy metra, në fakt kishte rënë në pyll nga qielli dhe banorët e kishin tërhequr zvarrë nëpër dëborë deri në fshat. Policia ruse ka rrethuar zonën ku objekti ndodhet tani dhe nuk kanë lënë asnjë kureshtar të afrohet më për ta parë. Edhe media ruse menjëherë deklaroi se ai ishte një fragment UFO-je. Banorët kanë dëgjuar zhurma të forta e të çuditshme në muajin dhjetor, por objekti u gjet të dielën e kaluar. Zbulimi më pas iu raportuar policisë lokale dhe ata njoftuan Moskën. Objekti nuk ka treguar shenja radioaktiviteti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus