Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Bëhet operacioni i parë i plotë i fytyrës
6:17 PM
Bëhet operacioni i parë i plotë i fytyrës
Mjekët kanë arritur të bëjnë një transplant të plotë të fytyrës. Operacioni është bërë në Universitetin e Merilandit në SHBAdhe ka zgjatur 36 orë. Pacienti 37 vjeçar ishte dëmtuar në të gjithë fytyrën me armë zjarri në vitin 1997.Ndërhyrja u bë në gjithë pjesën e fytyrës, nofullat, flokët, veshët si dhe një pjesë të qafës, raporton noa.al.Sipas mjekëve procesi më i vështirë ishte i operacionit në hundë dhe në gojë. Pacienti, Richard Norris, kishte të dëmtuar jo vetëm dhëmbët, por edhe indet e gjuhës. Sipas mjekëve këto operacione morën më shumë kohë.Eduardo Rodriguez, mjeku që ka bërë operacionin tha se çdo gjë kishte si synim jo vetëm kthimin në normalitet të pacientit, duke e bërë atë të kishte një pamje sociale të pranueshme, por edhe kthimin e ndjesive duke riparuar indet e dëmtuar. Operacioni u asistua nga 150 mjekë dhe infermierë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus