Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » Bebja bie në gropë, shpëtuesi telefoni IPhone
0:09 AM
Bebja bie në gropë, shpëtuesi telefoni IPhone
Një djalë 2-vjeçar nga Kina, ia detyron jetën e tij telefonit IPhone. Kjo pasi ai, kishte rënë në një gropë të ngushtë dhe përpjekjet për ta nxjerrë prej andej ndeshën në vështirësi të mëdha, për shkak të madhësisë së kufizuar të gropës dhe mjeteve të nxjerrjes, të projektuara vetëm për të rriturit.
E të gjendur në një pikë të vështirë të situatës, një nga shpëtimtarët pati idenë për të përdorur telefonin e tij IPhone.Konkretisht, e ka kapur telefonin me një kabllo, dhe e ka lëshuar në gropë, duke e përdorur atë për të filmuar më mirë brenda saj, dhe pastaj për të mbledhur informacione të rëndësishme mbi atë se si mund të bëhej nxjerrja me sukses e fëmijës që andej.
E duket se gjithçka ka funksionuar siç duhet. Fëmija është nxjerrë me sukses nga gropa ku kishte rënë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus